Galeria e Fotove

Kodi i Familjes

Kodi i Familjes

Data e publikimit: 04/03/2011 nga: Infinit Plus

» Legjislacion
»» Kode

LIGJI
Nr.9062, date 8.5.2003

KODI I FAMILJES

Ne mbështetje te neneve 53, 54, 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

PJESA E PARE
PARIME TE PERGJITHSHME

Neni 1

Martesa, si një bashkëjetesë ligjore, mbështetet ne barazinë morale dhe juridike te bashkëshortëve, ne ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit ne familje. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçante te shtetit.

Neni 2

Prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, ne vendimet dhe veprimtarinë e tyre, duhet te kenë si konsiderate parësore interesin me te larte te fëmijës.

Neni 3

Prindërit kane detyre dhe te drejte te kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien,
edukimin dhe arsimimin e fëmijëve te lindur nga martesa ose jashtë martese.
Shteti dhe shoqëria duhet t'u ofrojnë familjeve mbështetjen e nevojshme për te mbajtur ne gjirin e tyre fëmijët, për te parandaluar keqtrajtimin dhe braktisjen e tyre, si dhe për te ruajtur qëndrueshmërinë e familjes.

Neni 4

Fëmijët e lindur jashtë martese kane te njëjtat te drejta dhe detyra si fëmijët e lindur nga martesa.

Neni 5

Çdo fëmijë, për një zhvillim te plote dhe harmonik te personalitetit, ka te drejte te rritet ne një mjedis familjar, ne një atmosfere gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi.

Neni 6

Ne çdo procedure qe i përket te miturit, ai ka te drejte te dëgjohet, ne përputhje me moshën dhe aftësinë e tij për te kuptuar, duke ruajtur te drejtën qe i japin dispozitat e veçanta qe garantojnë ndërhyrjen dhe dhënien e pëlqimit nga ana e tij.
Ne rastet kur i mituri kërkon te dëgjohet, kërkesa e tij nuk mund te rrezohet, veçse për shkaqe te renda dhe me një vendim tepër te motivuar.
I mituri mund te dëgjohet vete, nëpërmjet një avokati ose një personi te zgjedhur prej tij. Ne çdo procedure qe i përket te miturit, prania e psikologut është e detyrueshme për te vlerësuar thëniet e te miturit, ne përputhje me zhvillimin mendor dhe situatën e tij sociale.

PJESA E DYTE
BASHKESHORTET

TITULLI I
MARTESA

KREU I
KUSHTET THELBESORE PER LIDHJEN E MARTESES

Neni 7
Mosha e lidhjes se martesës

Martesa mund te lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje qe kane mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund te lejoje martesën edhe përpara kësaj moshe.

Neni 8
Pëlqimi i bashkëshortëve

Martesa lidhet para nëpunësit te gjendjes civile, me pëlqimin e lire te dy bashkëshortëve te ardhshëm.

Ndalimet për lidhjen e martesës
Neni 9

Nuk mund te lidhe martese te re personi qe është martuar, derisa martesa e mëparshme nuk është shpallur e pavlefshme ose nuk është zgjidhur.

Neni 10

Nuk mund te lidhin martese midis tyre te paralindurit dhe te paslindurit, vëllai dhe motra, ungji dhe mbesa, emta dhe nipi, si dhe fëmijët e vëllezërve dhe te motrave.
Gjykata, për shkaqe me rëndësi, mund te lejoje martesën midis fëmijëve te vëllezërve dhe te motrave.

Neni 11

Nuk mund te lidhin martese midis tyre vjehrri dhe nusja, vjehrra dhe dhëndri, njerku dhe thjeshtra, njerka dhe thjeshtri, pavarësisht se martesa qe ka krijuar këtë lidhje është shpallur e pavlefshme, ka pushuar ose është zgjidhur.

Neni 12

Nuk mund te lidhe martese personi qe vuan nga një sëmundje e rende psikike ose ka zhvillim mendor te mete, qe e bën te paafte te kuptoje qëllimin e martesës.

Neni 13

Ndalohet martesa midis kujdestarit dhe personit qe ndodhet ne kujdesin e tij gjate kohës qe vazhdon kujdestaria.

Neni 14

Ndalohet martesa midis birësuesit e te birësuarit dhe pasardhësve te tyre, te birësuarit dhe bashkëshortit te birësuesit, midis birësuesit e bashkëshortit te te birësuarit, midis te birësuarve, si dhe midis te birësuarit dhe fëmijëve te birësuesit.
Me birësimin nuk zhduket shkaku qe ndalon martesën midis te birësuarit dhe gjinisë se tij te parashikuar nga neni 10 i këtij Kodi.

KREU II
FORMA E LIDHJES SE MARTESES

Shpallja e martesës
Neni 15

Përpara lidhjes se martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar ne vende te caktuara nga bashkia ase komuna aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqëndrimi i bashkëshortëve te ardhshëm, si dhe vendi ku do te lidhet martesa.

Neni 16

Kërkesa për shpallje behet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata
me prokure te posaçme.
Shpallja behet ne bashkine ase komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Nëse nuk kane jetuar 6 muaj ne vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet te behet edhe ne bashkine ose komunën ku bashkëshorti ka jetuar me pare.

Neni 17

Martesa nuk mund te lidhet para se te kalojnë 10 dite nga e nesërmja e shpalljes.
Ne qofte se shpallja ndërpritet përpara mbarimit te këtij afati, ky fakt duhet te përmendet ne shpalljen e re.

Neni 18

Ne qofte se lidhja e martesës nuk është bere brenda 1 viti n ga shpallja, martesa nuk mund te lidhet pa u bere shpallja e re e parashikuar ne dispozitat për shpalljen e martesës.

Neni 19

Personi qe kërkon shpalljen duhet t'i paraqesë nëpunësit te gjendjes civile certifikatat e lindjes se te dy bashkëshortëve te ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër qe është i nevojshëm dhe provën se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës.

Kundërshtimet e lidhjes se martesës
Neni 20

Prindërit dhe, ne mungese te tyre, paraardhësit e tjerë dhe te afërmit ne vije te tërthortë deri ne shkalle te trete, mund te kundërshtojnë lidhjen e martesës se te afërmve te tyre për çdo shkak qe vjen ne kundërshtim me kushtet e parashikuara ne këtë Kod për lidhjen e martesës.
E drejta e kundërshtimit i takon edhe bashkëshortit te personit qe do te lidhe një martese
tjetër, si dhe kujdestarit, nëse njeri prej bashkëshortëve është vene ne kujdestari.
E drejta e kundërshtimit te martesës i takon edhe prokurorit për shkaqet qe parashikohen ne ligj, për te cilat ai mund te kërkojë pavlefshmërinë e saj.

Neni 21

Kundërshtimi i lidhjes se martesës behet para nëpunësit te gjendjes civile ku do te lidhet martesa, i cili është i detyruar te beje shënimet përkatëse ne regjistrin e martesave.
Nëpunësi i gjendjes civile është i detyruar qe te beje shënimin e heqjes se kundërshtimit ne regjistrin e martesave kur:
a) vlerëson se kundërshtimi nuk është bere ne përputhje me dispozitat e këtij Kodi;
b) për këtë ka një vendim gjyqësor;
c) hiqet dore nga kundërshtimi.
Heqja dore nga kundërshtimi nuk pengon nëpunësin e gjendjes civile te refuzoje lidhjen e martesës për shkaqet e parashikuara ne këtë Kod.

Neni 22

Akti i kundërshtimit duhet te përmbajë cilësinë qe i jep te drejtën kundërshtuesit te beje kundërshtimin, vendin ku martesa duhet te lidhet, shkaqet e kundërshtimit dhe dispozitën ligjore ku mbështetet ai.

Neni 23

Kur nëpunësi i gjendjes civile vlerëson se kundërshtimi është bere ne përputhje me dispozitat e këtij Kodi, pezullon procedurën e lidhjes se martesës derisa gjykata te vendose refuzimin e kundërshtimit ose te hiqet dore prej tij.
Kundër vendimit te pezullimit, bashkëshortët e ardhshëm kane te drejtën e ankimit ne gjykate brenda 5 ditëve nga marrja dijeni e vendimit te pezullimit.

Neni 24

Akti i kundërshtimit te lidhjes se martesës nuk ka efekt pas kalimit te 1 viti nga data e regjistrimit te kundërshtimit.

Neni 25

Gjykata kompetente, me kërkesë te secilit prej bashkëshortëve te ardhshëm, brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit te kërkesës, vendos për heqjen ose jo te kundërshtimit te bere për lidhjen e martesës.

Neni 26

Vendimi i gjykatës se shkalles se pare mund te ankimohet ne gjykatën e apelit, e cila duhet te vendose brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit te çështjes.

Neni 27

Ne qofte se kundërshtimi nuk pranohet, kundërshtuesit, me përjashtim te paraardhësve, mund te detyrohen me dëmshpërblim, sipas dispozitave përkatëse te Kodit Civil.

Lidhja e martesës
Neni 28

Martesa lidhet publikisht përpara nëpunësit te gjendjes civile, te cilit i është bere kërkesa për shpallje.

Neni 29

Me kërkesë te prokurorit te vendit ku lidhet martesa e bashkëshortëve te ardhshëm, gjykata, për shkaqe me rëndësi, mund te vendose qe martesa te lidhet edhe pa u shpallur.

Neni 30

Ne ditën e caktuar për lidhjen e martesës, nëpunësi i gjendjes civile, pasi bindet për identitetin e bashkëshortëve te ardhshëm, ne baze te akteve dhe te thënieve te dëshmitarëve, si dhe te vete bashkëshortëve te ardhshëm, ne prani te dy dëshmitarëve, u lexon bashkëshortëve te ardhshëm nenet e këtij Kodi qe përmbajnë te drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, merr nga secili bashkëshort deklarimin se ata duan te lidhin martese dhe, pasi merr pëlqimin e tyre, i shpall ne emër te ligjit te martuar.
Akti i martesës hartohet menjëherë, nënshkruhet nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nëpunësi i gjendjes civile dhe regjistrohet ne regjistrin e martesave.

Neni 31

Ne qofte se njeri nga bashkëshortët, për shkak te sëmundjes ose për ndonjë pengese tjetër te justifikuar përpara nëpunësit te gjendjes civile, është ne pamundësi për te shkuar ne zyrën e gjendjes civile te komunës ase bashkise, atehere nëpunësi i gjendjes civile shkon ne vendin ku ndodhet bashkëshorti qe ka pengese dhe lidh martesën, sipas procedurës se parashikuar ne nenin 30 te këtij Kodi.

Neni 32
Refuzimi i lidhjes se martesës

Nëpunësi i gjendjes civile mund te refuzoje lidhjen e martesës vetëm për shkaqe te
parashikuara ne këtë Kod. Ne këtë rast ai mund te lëshojë një akt ku te tregohen shkaqet e refuzimit.
Kundër aktit te refuzimit mund te behet ankim ne gjykate.

KREU III
PAVLEFSHMERIA E MARTESES

Shkaqet e pavlefshmërisë
Neni 33

Martesa qe është lidhur pa pëlqimin e lire dhe pa vese te te dy bashkëshortëve ose te njërit prej tyre është e pavlefshme.

Neni 34

Martesa e lidhur ne lajthim për personin e bashkëshortit shpallet e pavlefshme.
Ka lajthim për personin, kur njeri nga bashkëshortët lidh martese me një person qe nuk
është ai me te cilin dëshiron te martohet.
Shpallet e pavlefshme martesa e lidhur ne lajthim për cilësitë thelbësore te bashkëshortit, te cilat po t'i dinte bashkëshorti tjetër, nuk do te lidhte martesën.

Neni 35

Martesa e lidhur nga një person qe vuan nga një sëmundje e rende psikike ose ka zhvillim mendor te mete, qe e bën te paafte te kuptoje qëllimin e martesës, është e pavlefshme.

Neni 36

Martesa e lidhur nga bashkëshortët pa pasur qellim për jete te përbashkët si burrë e grua është e pavlefshme.

Neni 37

Martesa e lidhur ne kushtet kur njeri nga bashkëshortët gjendet nen ndikimin e një kanosjeje, pa te cilën nuk do te lidhej martesa, shpallet e pavlefshme.

Neni 38

Kërkesa për pavlefshmërinë e martesës, ne rastet e parashikuara ne nenet 34 dhe 37 te këtij Kodi, parashkruhet kur ka pasur një bashkëjetesë te vazhdueshme për 6 muaj qe nga çasti qe bashkëshorti ka fituar lirinë e plote ose nga çasti qe gjendja e kanosjes ka mbaruar dhe ai ka marre dijeni për lajthimin.

Neni 39

Martesa e lidhur nga personi qe nuk ka mbushur moshën e parashikuar ne këtë Kod është e pavlefshme.
Një martese e tille nuk shpallet e pavlefshme kur personi ka arritur moshën e kërkuar, ose kur gruaja ka lindur fëmijë ose ka mbetur shtatzënë.

Neni 40

Martesa e lidhur midis personave qe përmenden ne nenet 9, 10, 11, 13 dhe 14 te këtij Kodi është e pavlefshme.
Gjykata nuk shpall te pavlefshme martesën e lidhur midis fëmijëve te vëllezërve dhe te motrave, kur çmon se ka shkaqe me rëndësi.

Neni 41

Martesa e lidhur gjate vazhdimit te një martese te mëparshme te njërit prej bashkëshortëve është e pavlefshme.
Kur gjate gjykimit për pavlefshmërinë e martesës, bashkëshortët pretendojnë se martesa e mëparshme ka qene e pavlefshme ose e zgjidhur, gjykohet me pare vlefshmëria ose ekzistenca e martesës se mëparshme dhe, ne qofte se kjo martese shpallet e pavlefshme, martesa e dyte mbetet e vlefshme.
Martesa e dyte, e lidhur gjate vazhdimit te martesës se mëparshme te njërit prej bashkëshortëve, nuk shpallet e pavlefshme, ne qofte se ne këtë kohe zgjidhet martesa e mëparshme.

Neni 42

Martesa qe nuk është lidhur publikisht dhe përpara nëpunësit te gjendjes civile është e
pavlefshme.
Kërkesa mund te behet nga bashkëshortët, nga prindërit e tyre, nga te paralindurit dhe nga te gjithë ata qe kane një interes te drejtpërdrejtë, si dhe nga prokurori.

Neni 43

Bashkëshorti, ne dem te te cilit është lidhur një martese e dyte, mund te kërkojë
pavlefshmërinë e kësaj martese.
Ne qofte se bashkëshortët nga martesa e dyte pretendojnë pavlefshmërinë e martesës se pare, pavlefshmëria e martesës se pare do te gjykohet paraprakisht.

Neni 44

Te drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës se lidhur pa pëlqimin e lire te dy bashkëshortëve ose te njërit prej tyre e kane te dy bashkëshortët ose bashkëshorti, pëlqimi i te cilit nuk ka qene i lire.
Te drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës se lidhur me kanosje ose me lajthim e ka vetëm bashkëshorti qe ka qene i kanosur ose ne lajthim.
E drejta e padisë parashkruhet, ne qofte se nga data qe ka pushuar kanosja, qe është zbuluar lajthimi ose bashkëshorti ka fituar lirinë e plote ne rast te martesës pa pëlqim te lire, kane kaluar 6 muaj, por ne çdo rast jo me tepër se 3 vjet nga lidhja e martesës.
E drejta e padisë, ne rastet kur ka pasur një bashkëjetesë te vazhdueshme për 6 muaj qe nga çasti qe bashkëshorti ka fituar lirinë e plote ose nga çasti qe ai ka marre dijeni për lajthimin, parashkruhet me kalimin e këtij Kodi.

Neni 45

Te drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës për shkaqet e parashikuara ne nenet 36, 39, 40 dhe 41 te këtij Kadi e kane secili nga bashkëshortët, prokurori dhe kushdo tjetër qe ka një interes te drejtpërdrejtë te ligjshëm. Kjo padi mund te ngrihet edhe pas zgjidhjes se martesës.
E drejta e padisë për pavlefshmërinë e martesës nuk parashkruhet, përveç rasteve te parashikuara ne nenet 44 dhe 46 te këtij Kodi.

Neni 46

Te drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës, për shkaqet e parashikuara ne nenin 35, pas shërimit te bashkëshortit te sëmurë, e ka secili nga bashkëshortët.
E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 6 muajve nga shërimi i bashkëshortit.

Neni 47

Kur bashkëshortit i është hequr zotësia për te vepruar, padia për pavlefshmërinë e martesës mund te ngrihet nga kujdestari i tij.

Neni 48

E drejta e padisë për shpalljen e pavlefshmërisë se martesës nuk u kalon trashëgimtarëve, përveçse kur gjykimi ka filluar përpara vdekjes se bashkëshortit.
E drejta e trashëgimtarëve kufizohet vetëm për rastet qe prekin rendin publik dhe jo për raste qe kane te bëjnë thjesht me mbrojtjen e te drejtave te bashkëshortëve, si lajthimi e kërcënimi.

Neni 49 Pasojat e pavlefshmërisë

Martesa qe shpallet e pavlefshme me vendim te formës se prere konsiderohet se nuk është
lidhur.
Për bashkëshortin qe nuk ka ditur shkakun e pavlefshmërisë se martesës, pasojat fillojnë nga data qe vendimi merr forme te prere.
Fëmijët e lindur nga një martese qe shpallet e pavlefshme, quhen si te lindur nga martesa dhe marrëdhëniet midis tyre dhe prindërve rregullohen si ne rastet kur zgjidhet martesa.

TITULLI II
TE DREJTAT DHE DETYRIMET QE LINDIN NGA MARTESA

KREU I
TE DREJTAT DHE DETYRIMET RECIPROKE TE BASHKESHORTEVE

Neni 50
Detyrimi për besnikëri, ndihme dhe bashkëpunim

Me martese burri dhe gruaja përfitojnë te njëjtat te drejta dhe marrin përsipër te njëjtat
detyrime.
Nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihme morale dhe materiale, për bashkëpunim ne interes te familjes dhe te bashkëjetesës.

Neni 51
Mbiemri i bashkëshortit

Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kane te drejte te zgjedhin për te mbajtur si mbiemër te përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose te mbajnë secili mbiemrin e vet.
Mbiemri regjistrohet ne regjistrin e martesave.

Neni 52
Mbiemri i fëmijëve

Fëmija merr mbiemrin e përbashkët te prindërve. Kur prindërit kane mbiemra te ndryshëm, te gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë qe do te vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e te atit.

Neni 53
Detyrimi ndaj fëmijëve

Martesa vendos mbi te dy bashkëshortët detyrimin për te mbajtur, arsimuar dhe edukuar fëmijët, duke pasur parasysh aftësitë, prirjet natyrore dhe dëshirat e fëmijëve.

Neni 54
Kontributi i bashkëshortëve

Ne qofte se kontributi i bashkëshortëve për detyrimet qe rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me kontratën martesore, ata do te kontribuojnë për nevojat e familjes ne përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre.

Neni 55
Vendbanimi i bashkëshortëve

Bashkëshortët kane detyrimin e jetesës se përbashkët.
Vendbanimi i familjes është vendi qe bashkëshortët zgjedhin me marrëveshje te përbashkët. Ne rast mosmarrëveshjeje, secili nga bashkëshortët mund t'i drejtohet gjykatës, e cila, pasi dëgjon mendimet e te dy bashkëshortëve dhe, nëse është rasti, edhe mendimin e fëmijës qe ka
mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, mundohet te arrije një zgjidhje me mirëkuptim.
Kur kjo nuk është e mundur, gjykata vendos zgjidhjen qe e quan me te përshtatshme për kërkesat e familjes.

Neni 56
Largimi nga vendbanimi

E drejta për ndihme morale dhe materiale e parashikuar ne këtë Kod ndërpritet kundrejt bashkëshortit, qe është larguar pa shkak nga vendbanimi familjar dhe refuzon te kthehet.
Ne rast te mospërmbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, gjykata, sipas rrethanave, mund te urdhërojë sekuestrimin e te mirave te bashkëshortit te larguar, ne masën e duhur.

Neni 57
Pëlqimi i bashkëshortit

Bashkëshortët nuk mund te disponojnë banesën bashkëshortore dhe pajisjet e saj pa
pëlqimin e tjetrit, cilido qofte regjimi pasuror martesor.
Bashkëshorti qe nuk ka dhënë pëlqimin për veprimin juridik te kryer nga tjetri, lidhur me banesën bashkëshortore, mund te kërkojë anulimin e tij brenda 1 viti nga data kur ai ka marre njoftim për këtë veprim juridik, Por jo me tepër se 1 vit nga data qe regjimi pasuror martesor ka marre fund.

Neni 58
Autorizimi i gjykatës

Çdo bashkëshort mund te autorizohet nga gjykata për te kryer një veprim juridik, për te cilin bashkëpunimi ose pëlqimi i bashkëshortit tjetër do te ishte i nevojshëm, ne qofte se ky i fundit nuk është ne gjendje te shprehe vullnetin e tij ose ne qofte se refuzimi i tij vjen ne kundërshtim me interesin e familjes.
Veprimi juridik i kryer si me sipër, mund te kundërshtohet nga bashkëshorti, pëlqimi i te cilit nuk është marre, për te mos e ngarkuar atë me asnjë detyrim.

Neni 59
Autorizimi i përfaqësimit

Ne qofte se njeri nga bashkëshortët nuk është ne gjendje te shprehe vullnetin e tij, bashkëshorti tjetër mund ta përfaqësoje ne te gjitha veprimet juridike ose ne veprime juridike te caktuara qe lidhen me regjimin pasuror martesor. Kushtet dhe gjerësia e përfaqësimit përcaktohen ne autorizimin e dhënë nga gjykata.

Neni 60
Veprime pa pëlqimin e bashkëshortit

Secili nga bashkëshortët mund te kryeje vete, pa pëlqimin e bashkëshortit tjetër, veprimet juridike qe kane te bëjnë me mbajtjen e familjes ose me edukimin e fëmijëve. Për detyrimet e marra përsipër nga njeri bashkëshort, detyrohet solidarisht edhe bashkëshorti tjetër.
Përgjegjësia solidare nuk ka vend për shpenzimet haptazi te tepërta, duke pasur parasysh mënyrën e jetesës ne familje, dobishmërinë e veprimit te kryer, si dhe mirëbesimin ose keqbesimin e personave te trete kontraktues.

Neni 61
Masat urgjente

Ne qofte se njeri nga bashkëshortët nuk plotëson ne mënyrë te dukshme detyrimet e tij dhe ve ne rrezik interesat e familjes, gjykata, me kërkesën e bashkëshortit tjetër, mund te përcaktojë te gjitha masat urgjente qe lidhen me ta.
Zgjatja e masave te parashikuara ne këtë nen duhet te jete e përcaktuar dhe ne asnjë rast te mos i kaloje 3 vjet.

Neni 62
Masat kundër dhunës

Bashkëshorti ndaj te cilit ushtrohet dh une, ka te drejte t'i drejtohet gjykatës me kërkesë për vendosjen si mase urgjente largimin e bashkëshortit, qe ushtron dhune, nga banesa bashkëshortore.

Neni 63
Disponimi i te ardhurave

Secili nga bashkëshortët mund te ushtroje lirisht një profesion, te disponoje te ardhurat nga puna dhe te ardhurat e tjera, sipas regjimit pasuror martesor përkatës, pasi te këtë kontribuar ne detyrimet qe rrjedhin nga martesa.

Neni 64
Administrimi i sendeve vetjake

Secili nga bashkëshortët ka te drejtën e administrimit dhe te tjetërsimit lirisht te sendeve te tij vetjake, pa qene nevoja e pëlqimit te bashkëshortit tjetër.

Neni 65
Përparësia e detyrimeve qe rrjedhin nga martesa

Zbatimi i dispozitave te këtij kreu rrjedh nga martesa dhe zbatohet pavarësisht nga regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve.

TITULLI III
REGJIMET PASURORE MARTESORE

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 66
Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve

Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve rregullohet me ligj, ne mungese te marrëveshjes se veçante, ku bashkëshortët parashikojnë regjimin qe dëshirojnë, i cili nuk duhet te vije ne kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi dhe legjislacionit përkatës.

Neni 67
Te drejta te pashmangshme

Bashkëshortët nuk mund t'i shmangen te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin për ta nga martesa, si dhe përgjegjësisë prindërore dhe rregullave te administrimit ligjor dhe te kujdestarisë.

Neni 68
Përfaqësimi i bashkëshortit

Secili nga bashkëshortët mund t'i japë te drejtën bashkëshortit tjetër për ta përfaqësuar gjate regjimit pasuror martesor, sipas dispozitave te Kodit Civil.
Mandati i përfaqësimit mund te revokohet ne çdo kohe.

Forma e kontratës
Neni 69

Kontrata martesore behet me akt noterial, ne prani dhe me pëlqimin e njëkohshëm te dy bashkëshortëve te ardhshëm ose te përfaqësuesve te tyre.
Ne çastin e nënshkrimit te kontratës, noteri i lëshon palëve një akt noterial, i cili përmban identitetin e plote, adresën e bashkëshortëve te ardhshëm dhe datën e lidhjes se kontratës.
Noteri ka detyrimin te depozitoje kopje te kontratës ne zyrën e gjendjes civile para lidhjes se martesës.
Ne qofte se ne aktin e martesës tregohet se bashkëshortët nuk kane lidhur kontrate, ata do te konsiderohen kundrejt te tretëve si te martuar nen regjimin pasuror martesor te bashkësisë ligjore.

Neni 70

Ne rastin e martesës se te miturit, sipas nenit 7 paragrafi i dyte, zbatohet regjimi pasuror martesor i bashkësisë ligjore derisa te mbushe moshën 18 vjeç, rast pas te cilit mund te kërkohet ndryshimi i regjimit ligjor te pasurisë.

Neni 71

Ne qofte se një nga bashkëshortët ushtron veprimtari tregtare, ndryshimet ne kontratën e martesës lidhur me veprimtarinë tregtare duhet te depozitohen, ne çdo rast, edhe ne regjistrin tregtar .
Efektet për personat e trete fillojnë nga çasti i depozitimit te ndryshimit, parashikuar ne paragrafin e pare.

Neni 72

Bashkëshortët mund te bien dakord, ne interes te familjes, për ta ndryshuar pjesërisht ose tërësisht regjimin pasuror martesor vetëm pas kalimit te 2 vjetëve te zbatimit te tij.
Ndryshimet, ne këtë rast, duhet te bëhen ne te njëjtën forme qe kërkohet për kontratën
fillestare te martesës.
Ndryshimi i regjimit pasuror martesor ka efekt kundrejt te tretëve, 3 muaj pasi ndryshimi te jete depozituar ne regjistrin ku është pasqyruar akti i martesës. Ne mungese te këtij shënimi, ndryshimi nuk kundërshtohet nga te tretet, ne qofte se ne aktet e bëra midis tyre, bashkëshortët kane deklaruar se kane ndryshuar regjimin pasuror martesor.

KREU II
REGJIMI PASUROR MARTESOR NE BASHKESI

Bashkësia ligjore
Neni 73

Regjimi pasuror martesor i bashkësisë ligjore zbatohet kur bashkëshortët nuk kane lidhur kontrate për regjim tjetër pasuror martesor.


Neni 74
Përbërja e bashkësisë

Bashkësia përbëhet nga:
a) pasuria e fituar nga te dy bashkëshortët, se bashku ose veç e veç, gjate martesës;
b) te ardhurat nga veprimtaria e veçante e çdo bashkëshorti gjate martesës, nëse nuk janë
konsumuar deri ne mbarimin e bashkëpronësisë;
c) frytet e pasurisë se çdo bashkëshorti, qe janë marre dhe nuk janë konsumuar deri ne mbarimin e bashkëpronësisë; veprimtaria tregtare e krijuar gjate martesës.
Ne rast se veprimtaria tregtare para lidhjes se martesës i përkiste vetëm njërit prej
bashkëshortëve, por gjate martesës drejtohet nga te dy bashkëshortët, bashkësia përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e prodhimit.

Neni 75
Pasuria e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare

Pasuria e krijuar gjate martesës, e caktuar për administrimin e veprimtarisë tregtare te njërit prej bashkëshortëve dhe shtesat e prodhimit te saj janë objekt i bashkëpronësisë vetëm nëse ekzistojnë si te tilla ne çastin e mbarimit te martesës.

Neni 76

Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim te rastit kur bashkëshorti provon karakterin e sa

Vleresimet