Çfarë bëjmë ne
Posta Juaj organizon dhe shpërndan fushata publicitare përmes emailit në një listë prej më shumë se 100.000 përdoruesish shqiptarë.
Pse duhet ta përdorni këtë shërbim?
Listat tona
Databaza jonë përmban më shumë se 100.000 adresa të konfirmuara përdoruesish shqiptarë. Ne kemi dijeni të sakta për përbërjen e tyre sipas moshës, gjinisë, vendodhjes, etj.
Shpërndarjet tona
Shpërndarjet tona filluan në vitin 2007. Gjatë kësa periudhe ne kemi organizuar më shumë se 1.000 fushata publicitare dhe kemi shpërndarë më shumë se 115 milion emaile.
Lajme & Ngjarje
11 Nëntor 2009
"Posta Juaj" mbërriti në kufirin e 50 mijion emaile të shpërndara. Fatmirësisht kjo përkoi me një mesazh për dhurimin e gjakut që u shpërnda falas për llogari të xhamisë "Dine Hoxha" Tiranë. >>>
19 Shkurt 2008
"Posta Juaj" brenda 24 orëve ngriti në votim më shumë se 150 mijë shqiptarë në një sontazh online të gazetës "Corriere della Sera" për Pavarësinë e Kosovës. Kjo është krenaria jonë. >>>
20 Shtator 2007
Kjo është data kur shërbimi "Posta Juaj" u bë i disponueshëm pë publikun. Klienti i parë ishte Agjencia e Lajmeve ALN. >>>
Mirëserdhët tek "Posta Juaj"
Posta Juaj është germa "e" tek fjala "e-mail".
Duke pasur përparësinë dhe përgjegjësinë e dominimit të tregut, një përvojë të gjatë në fushën e Email Marketingut dhe njohje të thellë teorike për gjithë procesin, kemi arritur të ndërtojmë një infrastrukturë moderne për shperndarje voluminoze të emaileve. Me shërbimin tonë postimet tuaja asnjëherë nuk do të humbasin rrugës apo bllokohen në servera. "Posta juaj" i jep jete postimeve tuaj dhe vendos germen"e" tek fjala "mail".
Duke përdorur shërbimin tonë ne besojmë se do ju ndihmojmë për zgjerimin e biznesit tuaj dhe bërjen e emrit të tij të njohur për një audiencë të gjerë.
Për këtë qëllim ne ju ofrojmë një bashkëpunim serioz dhe të ndershëm përmes të cilit, me një investim modest do të keni përfitime të shumfishta.
Oferta jonë përmban:
- Dërgim në mbi 100 mijë adresa.
- Raporte të shkruara.
- Feedback nga i gjithë procesi.
- Ndihmë në krijimin e emailit.
- Mundësi prapa-pagimi.
- Çmime favorizuese për klientët VIP.


